Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic dhe Kryetari i Prishtinës Isa Mustafa vizituan varrezat ortodokse në Prishtinë

Si vazhdimësi e koordinimit për mirëmbajtjen e varrezave, iniciativë kjo e mbështetur nga Qeveria e Kosovës dhe nga autoritetet e qytetit të Prishtinës, Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic së bashku me Kryetarin e Komunës së Prishtinës z. Isa Mustafa vizituan  varrezat ortodokse në Prishtinë.

Prishtinë, 17 nëntor 2011

Duke vlerësuar lart bashkëpunimin e deritanishëm me komunën e Prishtinës, Zëvendëskryeministri Petrovic shprehu përkrahjen e tij dhe të ministrisë që përfaqëson që edhe në të ardhmen të realizohen projekte të tilla përmes të cilave do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Realizimi i kësaj iniciativë për mirëmbajtjen e varrezave është e një rëndësie të veçantë sepse varrezat janë pasqyrë e kulturës sonë si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, tha Zëvendëskryeministri Petrovic.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Isa Mustafa, tha se veprime të tilla për mirëmbajtjen e varrezave janë  realizuar  në tërë qytetin e Prishtinës. Duke shtuar se kjo varrezë, përveç se është ortodokse,  është gjithashtu edhe katolike dhe çifute ai premtoi angazhimin e  komunës së  Prishtinës që edhe në të ardhmen të realizohen edhe projekte të tjera me interes për të gjithë qytetarët.
 
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors