Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi fshatin Shilovë

Zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka vizituar fshatin Shilovë të Komunës së Gjilanit.

Në bisedë me banorët e fshatit Shilovë, ministri Petrovic theksoi se qëllimi i kësaj  vizite është përmirësimi i infrastrukturës  në këtë fshat:

“Dëshiroj të theksoj se do të bëjmë ç’është e mundur në mënyrë që të gjithë banorëve t’ju sigurojmë jetë më të mirë dhe më të sigurtë”. Për këtë edhe jam sot këtu. Shumë shpejt, ne do të sigurojmë fonde për të përmirësuar infrastrukturën në Shilovë. Për fillim do të sigurojmë fonde për asfaltimin e rrugës së re të fshatit tuaj”- tha ministri Petrovic.
 

Gjatë kësaj vizite në fshatin Shillovë, ministrin Petrovic e shoqëruan edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, nënkryetari i i Komunës së Gjilanit, Milan Stojanoviq, Kryetari i Komunës së Parteshit, Nenad Cvetkoviq, Kryetari i Komunës së Kllokotit , Sasha Mirkoviq dhe Drejtori i Zyrës për Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Srgjan Popoviq.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors