Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic bashkë me Ambasadorin Christopher Dell vizituan Hoqën e Madhe

Petrovic: "Jemi këtu për të realizuar nënshkrimin e dy projekteve, atë të Ndriçimit Publik dhe Rregullimin e Parqeve në këtë fshat. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin si edhe më herët me Komunën e Rahovecit, dhe gjithnjë jemi të interesuar të kemi një përmirësim të jetës së qytetarëve në Hoqë".

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,  Slobodan Petrovic, i shoqëruar nga ambasadori amerikan Christopher Dell, Ministri për Kthim dhe Komunitete, Radojica Tomic dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit,z. Smajl Latifi kanë vizituar Hoqën e Madhe.
 
Qëllimi i kësaj vizite ishte nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit për financimin e dy projekteve nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, “Ndriçimi Publik” dhe “Rregullimi i Parqeve”  ne Hoqën e Madhe, në mes Ministrit Petrovic dhe Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
 
“Jemi këtu për të realizuar nënshkrimin e dy projekteve, atë të Ndriçimit Publik dhe rregullimin e Parqeve në këtë fshat. Në do të vazhdojmë bashkëpunimin si edhe më herët me Komunën e Rahovecit, dhe gjithnjë jemi të interesuar të kemi një përmirësim të jetës së qytetarëve në Hoqë” theksoi zëvendëskryeministri Petrovic.
Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi tha se mirëpresin projekte konkrete që do të ndikonin drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së banorëve të këtushëm.
 

Vlera e këtyre dy projekteve të financuara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është gjithsej 11 mijë e 500 euro.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors