Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi Komunën e Kamenicës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic gjatë një vizite që i bëri Komunës  së Kamenicës u takua me Kryetarin e kësaj komune, z.  Shaip Surdulli. 24 gusht 2012, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic gjatë një vizite që i bëri Komunës  së Kamenicës u takua me Kryetarin e kësaj komune, z.  Shaip Surdulli.

“Ne si ministri do të bëjmë çmos që të vazhdojmë përkrahjen ndaj Komunave si në infrastrukturë ashtu edhe në nevojat tjera që paraqiten. Unë jam i bindur se projektet që kanë filluar edhe do të realizohen me kohë dhe sipas normave që ekzistojnë”- theksoi Ministri Petrovic.

Gjatë kësaj vizite kryetari i Komunës së Kamenicës, z. Surdulli e njoftoi Ministrin Petrovic për realizimin e disa projekteve që kanë të bëjnë më përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe falënderoi Ministrinë  e Administrimit të Pushtetit Lokal për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep kësaj Komune.

Ndër projektet që do të realizohet së shpejti në Komunën e Kamenicës  është edhe  “Trotuari dhe riasfaltimi i rrugës në mes dy rreth rrotullimeve në Kamenicë”, projekt ky i financuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Kamenicës.

Përndryshe Komuna e Kamenicës është një ndër komunat shembull për bashkëpunimin e nacionaliteteve pa dallim, u tha në këtë takim.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors