Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic u takua me Raportuesin e Komitetit për Çështje Politike në Këshillin e Evropës z. Bjorn von Sydow

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, priti sot në takim, z. Bjorn Von Sydow, Raportues i Komitetit për Çështje Politike në Këshillin e Evropës, Bjorn von Sydow.

29. 10.2012, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, priti sot në takim, z. Bjorn Von Sydow, Raportues i Komitetit për Çështje Politike në Këshillin e Evropës, Bjorn von Sydow.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Petrovic e njoftoi z. Bjorn Von Sydow, rreth  misionit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, veçanërisht në procesin e decentralizimit, formimin e komunave të reja si dhe hapjen e zyrës në veri dhe shërbimet që  ofron kjo zyrë.

Procesi i decentralizimit, siç theksoi Ministri Petrovic në këtë takim, pritet të përfundojë me formimin e komunës veriore të Mitrovicës dhe të përmbyllet edhe Pakoja e Ahtisarit. Po ashtu, në këtë takim, dialogu Prishtinë Beograd u vlerësua si shumë i rëndësishëm, sepse do të ndikojë në përmirësimin e situatës në Kosovë.

Ky takim është realizuar në kuadër të vizitës, që z. Bjorn von Sydow, Raportues i Komitetit për Çështje Politike në Këshillin e Evropës, po bën këto ditë në Kosovë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors