Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic në Konferencën e organizuar nga KLGI dhe Fridrih Ebert Shtiftung

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,  Slobodan Petrovic,  mori pjesë në   konferencën vjetore në diskutimin e panelit:  Katër vite pas  miratimit të kushtetutës”, ku njëkohësisht është publikuar studimi  me titull “Kryetari i komunës – Përfaqësues apo Dominues”.

7 nëntor  2012, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic,  mori pjesë në   konferencën vjetore në diskutimin e panelit:  Katër vite pas  miratimit të kushtetutës”, ku njëkohësisht është publikuar studimi  me titull “Kryetari i komunës – Përfaqësues apo Dominues”.

Në këtë konferencë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic ka theksuar:

“Duke ju falënderuar për ftesën, pas 4 viteve të miratimit të Kushtetutës mund t’ju tregoj se ku gjendemi me reforma që kemi bëre në vetëqeverisjen lokale. Procesi i decentralizimit është një nga principet themelore të sistemit  demokratik. Kjo është rrugë e pashmangshme për zhvillimin e demokracisë. Decentralizimi është faktori kyç për përmirësimin e kualitetit të shërbimeve publike.”

Gjithashtu Ministri Petrovic ka thënë që secili kryetar i komunës duhet të jetë faktori më i fortë në komunë, ndërsa  roli i komunave tona është i rëndësishëm për tërë shoqërinë, si dhe transparenca e komunave dhe të gjitha  institucioneve  është pika fillestare për ardhmërinë.

Në konferencën e mbajtur në sallën e kongresit në hotelin” Grand” në Prishtinë, kanë marrë pjesë përveç Zëvendëskryeministrit  Slobodan Petrovic edhe: Vulf Lupins drejtor i zyrës FES, Besnik Tahiri  drejtori ekzekutiv i KLGI-,  Menduh Vlahi,  Kryesues i Kuvendit të Komunës Han i Elezit, shefi i OJQ -PRES Fatmir Matoshi, si dhe shumë  funksionarë   nga komunat tjera.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors