Situata e sigurisë në vend, me theks të veçantë situata e krijuar pas incidenteve të fundit me rastin e dëmtimit të varrezave ishin temë diskutimi në takimin e sotëm që u zhvillua mes Zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni.

Zëvendëskryeministri Petrovic e falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni për angazhimin e policisë në ofrimin e ambientit të sigurtë dhe veprimet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Zëvendëskryeministri Petrovic tha se siguria e qytetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë, është parakusht esencial për të zhvilluar një jetë normale dhe për të garantuar të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët.
Në takim u bisedua edhe për situatën e sigurisë në Veri të Kosovës, veçanërisht për Zyrën Administrative të Mitrovicës Veriore pas disa sulmeve që janë bërë në pronat dhe stafin e angazhuar në këtë zyrë dhe për masat e nevojshme për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, z. Shpend Maxhuni e informoi Zëvendëskryeministrin Petrovic lidhur me Task Forcën që po punon në zbardhjen e kryesve të veprave dhe sjelljen e tyre para drejtësisë dhe tha se policia e Kosovës është e përkushtuar të ofrojë mbrojte dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime.