Në Shkup të Maqedonisë, është mbajtur takimi nё mes tё Përfaqësuesve të Republikës sё Kosovës dhe Maqedonisë pёr Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar në kuadër të programit të IPA-s.
Në Shkup të Maqedonisë, është mbajtur takimi nё mes tё Përfaqësuesve të Republikës sё Kosovës dhe Maqedonisë pёr Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar në kuadër të programit të IPA-s.
Mbështetje tё fuqishme procesit tё Bashkëpunimit Ndërkufitar nё kёtё takim i kanë dhënë Ministri i Pushtetit Lokal i Republikës së Maqedonisë z. Tahir Hani dhe Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës z. Basri Musmurati.
Gjatë takimit të përfaqësuesve të Kosovës dhe Maqedonisë u shpreh gatishmëria nga Ministri i Pushtetit Lokal dhe Ministri i Punëve tё Jashtme tё Republikës se Maqedonisë pёr nënshkrimin e Marrëveshjes pёr hapjen e pikës sё re kufitare nё Stanqiq-Bella Novce, duke mbështetur edhe njëherë kёtё projekt me rëndësi tё madhe pёr tё dyja vendet.
Gjatë këtij takimi Strukturat Operative të dyja vendeve dhe përfaqësuesit e delegacioneve të BE-së në Kosovë dhe Maqedoni u fokusuan ne modalitetet e Thirrjes së ardhshme për Propozime dhe njëherësh treguan përkushtimin e tyre pёr realizimin e Projektit Strategjik duke aluduar në mundësinë e implementimit tё këtij projektit me mjetet financiare të viteve në vazhdim.