Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic në vizitë Komunës së Kllokotit

Pas vizitës së komunës së Parteshit , Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër  i Administrimit të Pushtetit Lokal , z. Slobodan Petrovic  vizitoi edhe komunën e Kllokotit, ku mori pjesë në hapjen e çerdhes së fëmijëve “Naša radost”.

28. maj 2013. Prishtinë

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri  Petrovic  tha: “Kam kënaqësinë që sot jam këtu  dhe kam mundësi që para se gjithash të përgëzoj më të vegjlit tanë  përkatësisht fëmijët për hapjen e këtij institucioni, sepse këta janë ata të cilët  këtu do të kalojnë pjesën dërmuese të kohës. Shpresoj që  nga ky  institucion të dalin sa më të përgatitur për shkollimin e mëtejmë  dhe se  para se gjithash të jenë njerëz të mirë, sepse kjo është më e rëndësishmja”.

Zëvendëskryeministri Petrovic  gjithashtu uroi edhe komunën e  Kllokotit, qytetarët  si dhe të gjithë ata të cilët morën pjesë në këtë projekt t realizuar mirë.

Në këtë ngjarje morën pjesë  zyrtarë të lartë të KE në Kosovë, përfaqësues të  IOM-it, përfaqësues të komunës dhe banorët.
 
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors