Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic në hapjen e kanalit të dytë të Kosovës në gjuhën serbe – RTK2

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit lokal z. Slobodan Petrovic ka marrë pjesë sot në hapjen e kanalit të dytë të Kosovës në gjuhën serbe.

04 qershor 2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit lokal z. Slobodan Petrovic ka marrë pjesë sot në hapjen e kanalit të dytë të Kosovës në gjuhën serbe.

„Si përfaqësues i komuniteti  serb në Kosovë dhe si  njeri që çdo ditë e përkrahi punën e mediave të lira dhe objektive, dua që ky kanal ta arsyetojë veteveten dhe të jetë sistem informativ për të gjithë qytetarët në Kosovë , para së gjithash për ata që flasin dhe e dinë gjuhën serbe dhe pakicat tjera që do të jenë pjesë përbërse e këtij Kanali “, ka thënë Zëvendëskryeministri Petrovic.

Duke ju drejtuar të pranishmëve, Zëvendëskryeministri ka potencuar se kanali i dytë duhet t’u shërbej qytetarëve të Kosovës  dhe t’ ju tregoj vlerat e kësaj shoqërie.

 “Një ngjarje e madhe me FAT, për të gjithë që do të punojnë në këtë kanal“, përfundoi fajlimin, Zëvendëskryeministri, Slobodan Petrovic.

Në hapjen e kanalit të Dytë  të televizionit të Kosovës në gjuhën serbe kanë mare pjesë përveq Zëvendëskryeministrit Petrovic,shume ministra të tjerë,Ambasadorja e SHBA, shkëlqësia e saj,Tracy Ann Jakobson, si dhe zyrtarë tjerëe të lartë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors