Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, sot ka pritur në takim një delegacion nga Këshilli i Evropës nga Strasburgu, udhëhequr nga Shefja e Departamentit për çështje politike, znj. Anna Capello.
22 janar 2014, Prishtinë

Në këtë delegacion ishte i pranishëm edhe Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë z. Tim Cartwright.
Takimi pati për qëllim propozimin e masave të ndërtimit të mirëbesimit (CBMS), projektuar për të ndihmuar komunitetet shumicë dhe pakicë në Kosovë.