Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Punëtoria rajonale “Zbatimi i transparencës dhe qasjes në dokumente publike”

Divizioni për Transparencë në Komuna, me mbështetje financiare të OSBE-së,  më 10.06.2014 e mbajti takimin regjional në Prizren, i cili kishte për qëllim forcimin e transparencës dhe praktikave më të mira administrative për qasje në dokumente publike. 11 qershor 2014

Divizioni për Transparencë në Komuna, me mbështetje financiare të OSBE-së,  më 10.06.2014 e mbajti takimin regjional në Prizren, i cili kishte për qëllim forcimin e transparencës dhe praktikave më të mira administrative për qasje në dokumente publike. Gjatë takimit  u diskutuan transparenca në nivel lokal, zbatimi i ligjit për qasje në dokumente publike, duke përfshirë; takimit publike, mbledhjet kuvendeve të komunave dhe Plani i Veprimit për Transparencë  në Komuna.
   
Në punëtorinë e mbajtur në regjionin e Prizrenit morën pjesë përfaqësues të komunave: Suharekë, Malishevë, Dragash , Rahovec ,Mamushë  dhe Prizren.
Prezent në takim ishin 16 pjesëmarrës, përfshirë drejtorët e administratës, zyrtarë ligjorë , zyrtarë të informimit dhe shefat/et  e kabinetit të kryetarit të komunës, përfaqësues nga MAPL dhe OSBE.

Takimin e kryesoi Avni Sahiti, Udhëheqës i Departamentit për Perfomancë dhe Transparencë- MAPL, ndërsa prezantimin “Transparenca në nivel lokal dhe e drejta e qasjes në dokumente publike” e bëri Nazmije Krasniqi – Udhëheqëse e Divizionit për Transparence në Komuna  MAPL, Pasqyrim i aktiviteteve të OSBE-së rreth transparencës në komuna nga – Krenar Loshi OSBE-së dhe Besim Myrtezani  “Publikimi i akteve komunale dhe plani i veprimit për transparencë”.

Në këtë takim pjesëmarrësit patën mundësinë që t’i japin komentet, plotësimet dhe sugjerimet e tyre.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors