Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Petrovic vizitoi punimet e ndërtimit të rrugës në Graçanicë

Sllobodan Petrovic, Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, sot vizitoi punimet e ndërtimit të rrugës në Rr. “Tomisllav Sekuliq” në Graçanicë të cilën e financon Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Ai më pas vizitoi sheshin e përfunduar para pak kohësh i cili gjendet para Stacionit të Policisë, ndërtimin e të cilit gjithashtu e ka financuar Ministria. 17 tetor 2014

Sllobodan Petrovic, Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, sot vizitoi punimet e ndërtimit të rrugës në Rr. “Tomisllav Sekuliq” në Graçanicë të cilën e financon Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Ai më pas vizitoi sheshin e përfunduar para pak kohësh i cili gjendet para Stacionit të Policisë, ndërtimin e të cilit gjithashtu e ka financuar Ministria.

“Jam i kënaqur që shoh se punimet po përparojnë dhe që banorët e Graçanicës do të kenë rrugë të re e cila do ta lehtësojë jetën e përditshme të banorëve. Veç kësaj, sheshi i përfunduar kohë më parë duket bukur dhe kontribuon dukje shumë më të bukur dhe moderne të Graçanicës. Ministria e Pushtetit Lokal ka miratuar edhe një projekt në Graçanicë dhe presim që edhe ai projekt të realizohet shumë shpejtë. Të gjithë qytetarët meritojnë rrugë të ndërtuara mirë, sheshe dhe parqe të cilat jo vetëm që do të kenë ndikim në pamjen e qytetit, por do ta përmirësojnë dukshëm cilësinë e jetës”, ka thënë Petroviq.

Sllobodan Petrovic gjithashtu ka vizituar edhe Stacionin e Policisë në Graçanicë ku është takuar me komandantin e stacionit dha ka biseduar për gjendjen aktuale të sigurisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors