Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Kryeministri Mustafa vizitoi Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa vizitoi Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal , ku u prit nga ministri i MAPL-së z. Ljubomir Maric.

16 janar 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa vizitoi Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal , ku u prit nga ministri i MAPL-së z. Ljubomir Maric.

Ministri Maric e informoi Kryeministrin Mustafa me fushëveprimin, prioritetet dhe objektivat strategjike tё Ministrisë e Administrimit  të Pushtetit Lokal me theks të veçantë  për procesin e reformimit te pushtetit lokal dhe mandatin e MAPL-së në raport me avancimin dhe fuqizimin e komunave.

Çështjet që janë me prioritet për pushtetin  lokal, si koordinimi ndërministror i fondeve për investime kapitale, nevojat për statistika te besueshme te popullsisë,  ndihma më e madhe e Qeverisë në ngritjen e kapaciteteve institucionale të komunave dhe zhvillimi i mëtutjeshëm te legjislacionit për vetëqeverisje lokale kanë qenë disa nga temat e rëndësishme që janë trajtuar.

Kryeministri Mustafa, a shprehi mbështetjen  e tij për angazhimet e Ministrinë e Administrimit  të Pushtetit Lokal në fushëveprimin e saj për mbështetur komunat në avancimin e qeverisjes  lokale dhe premtoi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që të ofrojë përkrahje për MAPL-në në  realizimin e objektivave strategjike në raport me komunat e Kosovës.

Në takim  janë adresuar edhe çështjet  e  buxheteve komunale të cilat në disa raste  nuk janë të mjaftueshme për funksionim e komunave dhe nevojat e tyre . Po ashtu është biseduar edhe për të gjitha problemet aktuale me të cilat  ballafaqohen komunat me shumicë të komunitetit serb janë, në mënyrë që bashkërisht të punohet në gjetjen e zgjidhjeve adekuate.

Në takimin e përbashkët,  Kryeministri Mustafa dhe Ministri Maric, u zotuan se do kenë në prioritet të punojnë me përkushtim në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve duke ngritur cilësinë e jetesës për qytetarët dhe duke ofruar të drejta të barabarta për të gjithë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors