Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Informatë për monitorimin e komunës së Deçanit

Përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Departamenti Ligjor dhe Monitorim të Komunave dhe Departamenti për Performancë dhe Transparencë Komunale, kanë realizuar takim të përbashkët me përfaqësues të Komunës së Deçanit, ku janë pritur nga Kryetar i Komunës, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës dhe drejtoret e drejtorive komunale, për të diskutuar lidhur me Planin gjithëpërfshirës të monitorimit të komunave për vitin 2015. 5 maj 2015, Prishtinë

Përfaqësues të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Departamenti Ligjor dhe Monitorim të Komunave dhe Departamenti për Performancë dhe Transparencë Komunale, kanë realizuar takim të përbashkët me përfaqësues të Komunës së Deçanit, ku janë pritur nga Kryetar i Komunës, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës dhe drejtoret e drejtorive komunale, për të diskutuar lidhur me Planin gjithëpërfshirës të monitorimit të komunave për vitin 2015, i cili përmban pesë (5) objektiva:
1. Monitorimin e organeve të komunës në zhvillim dhe zbatimit të legjislacionit;
2. Monitorimin e punës së organeve komunale në funksionalizimin e trupave ndihmës në komuna dhe transparencë komunale;
3. Monitorimin e nxjerrjes së legjislacionit sekondar bazuar në afatet ligjore të përcaktuara me legjislacion primar për vetëqeverisje lokale dhe legjislacionit sektorial;
4. Monitorimin e zbatimit të kërkesave për rishqyrtim të akteve të kundërligjshme; dhe
5. Monitorimin e organizimit të administratës komunale dhe ofrimin e shërbimeve të veçanta.
Qëllimi i këtij plani monitorimi i drejtpërdrejti i organeve të komunës në raport me përmbushjen e obligimeve ligjore, respektimin e të drejtave të njeriut, ofrimin e shërbimeve, zbatimin e kërkesave të MAPL-së për rishqyrtimin e akteve dhe përcaktimi i hapave vijues për përmirësimin e gjendjes në kuptim të zbatimit të ligjit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors