Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Maric vizitoi Komunën e Pejës

Minsitri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Ljubomir Maric së bashku me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, z. Dalibor Jevtic, vizituan Komunën e Pejës me ç’rast u takuan me Kryetarin e Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxherin. 4 dhjetor 2015

Minsitri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Ljubomir Maric së bashku me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, z. Dalibor Jevtic, vizituan Komunën e Pejës me ç’rast u takuan me Kryetarin e Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxherin.

Në këtë  takim ishte i pranishëm edhe Drejtori i Policisë Rajonale z. Shaban Shala, i cili i informoi Ministrat për gjendjen e sigurisë në Komunën e Pejës.

Pas prezantimit hyrës për potencialin ekonomik në komunën e Pejës, Kryetari i Komunës, z. Muhaxheri vlerësoi bashkëpunimin e mirë me MAPL-në.

Ministri Maric prezantoi para Kryetarit z.Muhaxheri planin e MAPL-së për vitin 2016 dhe programin e BE-së i cili financon aspektin socio-ekonomik. Ministri gjithashtu prezantoi planin për efikasitetin energjetik të Komunës dhe ftoi Kryetarin që deri në fund të këtij viti të paraqes projektpropozimet, ashtu që projektet të fillojnë të implementohen vitin e ardhshëm.

Pas  takimit, Ministri Jevtic dhe Maric kanë takuar familjen Dervishi e cila i takon komunitetit boshnjak. Me këtë rast Ministrat u njohën me kushtet e vështira të jetesës së familjës Dervishi dhe me problemet me të cilat ballafaqohet kjo familje. Me këtë rast familjes i është ofruar  ndihmë me pako ushqimore dhe higjienike.

Ministrat kanë vizituar fshatin Levosh me ç’rast Ministri Maric inaguroi rrugën e re, ndërtimi i së cilës është financuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal(MAPL).

Minsitri Maric gjithashtu ka vizituar fshatin Gorazhdec, ku gjatë bisedës me vendasit, Ministri është informuar për problemet e tyre.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors