Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL prezaton “Analizën mbi investimet kapitale në Komunat e Republikës së Kosovës”

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe me mbështetjen nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)/projekti AKT, organizuan takimin për prezantimin e  “Analizës mbi investimet kapitale në Komunat e Republikës së Kosovës”.

14 shtator 2017, Prishtinë

Në fjalimin hyrës, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Ivan Todosijevic,  tha se planifikimi  i investimeve kapitale ka për synim identifikimin e burimeve reale që do të ndikojnë në realizimin e projekteve, gjithashtu potencoi se analiza do ti mundësojë komunave për planifikimet e ardhshme buxhetore por njëkohësisht edhe për hartimin e planeve të ndryshme zhvillimore.

Gjatë prezantimit të analizës u theksua se: kjo analizë paraqet një qasje të përgjithshme të këndvështrimit lidhur me trendet e të planifikuarit të investimeve kapitale, ofron të dhëna krahasimore  lidhur me realizimin e investimeve sipas sektorëve dhe sipas komunave,  një  pasqyrë për një periudhe 6 vjeçare se sa janë planifikuar dhe realizuar investime kapitale nga ministritë e linjës për komuna, si dhe të dhëna për fondin zhvillimor.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors