Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL në bashkëpunim me DEMOS ka mbajtur trajnimin “Treguesit e rinj të sistemit të menaxhimit të Përformancës së shërbimeve komunale”

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me projektin DEMOS e ka mbajtur trajnimin katër ditor (5- 6-7-8 dhjetor) në Durrës me temën “Treguesit e rinj të sistemit të menaxhimit të Përformancës së shërbimeve komunale”.

Trajnimi është organizuar nga MAPL dhe projekti Demos – Decentralizimi dhe Përkrahja e Komunave e financuar nga Zyra Zvicerane në Bashkëpunim në Kosovë dhe zbatohet nga HRLVETAS.

Në këtë trajnim u diskutua dhe u trajtua çështja e treguesve të rinj që do të përfshihen në Sistemin për Menaxhimin e Përformancës Komunale. Pjesëmarrësit e këtij trajnimi u mësuan me format e mbledhjes së informatave, si dhe verifikimin e tyre dhe të gjithë procesit të paraparë.

Pjesëmarrës në trajnim ishin:

– Koordinatoret Komunal për  SMPK;
– Një/ përfaqësuesit e Sekretarisë së Kuvendit  /komunal;
– Një/ përfaqësuesit të Zyrës /Njësitë për Informim Zyrtari për Barazi gjinore;
– Një / Përfaqësuesit e Zyrës /Njësisë së personelit;
– Një /Përfaqësuesit e Zyrës/Njësite ligjore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors