Sot ka vazhduar mbajtja e “Trajnimeve të Anëtarëve të zgjedhur të Kuvendeve të Komunave” në komunat Mitrovicë e Jugut, Vushtrri, Drenas dhe Skenderaj. Gjatë trajnimeve është zhvilluar edhe diskutimi në mes penalistëve dhe anëtarëve të KK-së për çështje me rëndësi për Kuvendet e Komunave.