Sot, me datë 11 Dhjetor 2017, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim të ngushtë me Asociacionin e Komunave të Kosovës, ka filluar të zbatoj programin e financuar nga Agjencioni Zviceran për Zhvillim (SDC,) lidhur me “Trajnimin e anëtarëve të zgjedhur të Kuvendeve të Komunave”.