Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministri Todosijevic për vizitë në komunën e Parteshit – Pasjanës

 30 janar 2018, Prishtinë

Sot, ministri i Mininistrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Ivan Todosijevic, ka vizituar komunën Partesh – Pasjanë, ku është takuar me kryetarin e komunës z. Dragan Petkovic.

Ministri Todosijevic, me këtë rast ka cekur se Ministria e Pushtetit Lokal, synon që në përputhje me buxhetin e saj të ndihmojë komunën Partesh – Pasjanë si dhe komunave tjera  në Kosovë.  Pas analizës së detajaur të propozim- projekteve të dorëzuar nga komuna Partesh-Pasjanë, MAPL-ja, do të verifikojë nëse janë të mbushura kushtet për sigurimin e mjeteve për financimin e projekteve, ka cekur ministri Todosijevic.

Kryetari i komunës Partesh – Pasjanë, z. Petkovic, njoftoi ministrin  Todosijevic për problemet më të cilat po ballafaqohet komuna. Petkovic, ka sqaruar se komunës i mungon kuadri pofesional dhe se numri i Departamenteve  në komunë është i vogël në krahasim me komunat tjera.

Komuna Partesh – Pasjanë, po ashtu kërkon përkrahjen e Ministrisë së Pushtetit Lokal  në zgjidhjen e problemeve në procesin e privatizimit në territorin e komunës.

Ministri Todosijevic nga kryetari i komunës Petkovic, ka kërkuar që komuna  të jetë e gatshme për qytetarë në baza ditore, dhe  kryetari i komunës t’u kushtoj më tepër kohë qyetarëve në teren. Njëkohësisht, ministri ka cekur se Ministria e Pushtetit Lokal është e gatshme që të përkrahë komunën Partesh – Pasjanë dha me vendosmëri të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve ekzistuese.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors