28 shkurt 2018, Prishtinë
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z Ivan Todosijevic, në vizitën zyrtare në Slloveni, ka realizuar takimin e përbashkët me zj. Alenka Smerkolj, Ministre, Zyra Qeveritare për Zhvillim dhe Politikat Evropiane të Kohezionit dhe z. Suhelj Fazliu, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë.
Gjatë takimit janë diskutuar mundësitë për shkëmbimin e eksperiencave sa i përket qasjes në fondet e BE-së dhe mundësitë për Komunat.