16 mars 2018, Prishtinë
Ivan Todosijevic, ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal sot ka pritur në kabinetin e tij kryetarin e komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti.
Në takim është biseduar për bashkëpunimin e MAPL-së dhe Komunës së Prishtinës si dhe statusin e komunitetit Serb në këtë Komunë. Ministri Todosijevic njëherit nga afër është njoftuar me punën dhe aktivitetet e kësaj komune.
Në takim ka qenë prezent edhe këshilltari politik i ministrit z. Sasa Rasic.