Përfaqësuesit e MAPL-së të Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave, kanë marrë pjesë në takimin e organizuar nga OJQ “Syri i Vizionit” nga Peja

Më ftesën e Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe Kryesuesit të  Kolegjiumit të Kryesuesve të Kuvendeve të Komunave, përfaqësuesit e MAPL-së, përkatësisht Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave  z. Xhevat Tafa dhe z. Gëzim Sahiti  kanë marrë pjesë në takimin e organizuar nga  Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” nga Peja, në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi është mbështetja dhe ndarja e përvojave, praktikave të mira të punës së këshillave në disa komuna të Kosovës, si dhe vlerësimi i ligjshmërisë së akteve të kuvendeve të komunave nga organet qendrore si dhe respektimi i afateve ligjore në kthimin e përgjigjeve.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors