Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Në Tiranë po mbahet tryeza rajonale për Mbrojtjen e Sinjalizuesve

Me datë 12 – 13 Prill 2018, në Tiranë, projekti i Përbashkët i BE-së/Këshillit të Evropës kundër Krimit Ekonomik (PECK II), në mbështetje të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës ka organizuar tryezën rajonale me temë “Mbrojtja e sinjalizuesve: ligji, procedurat, trendët dhe praktikat nga rajoni”.

Në këtë tryezë janë duke marrë pjesë përfaqësues nga  Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Kroacia. Diskutimet nga kjo tryezë do t’i shërbejnë hartimit të Ligjit për Mbrojtjen e Informatorëve dhe përafrimit të tij me kërkesat e Rekomandimit CM/Rec (2014)7 për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe standardeve të tjera relevante ndërkombëtare dhe praktikat e mira.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është e përfaqësuar nga z. Driton Xhafa.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors