Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL, AKK dhe USAID kanë organizuar tryezën me Zyrat për Komunikim në Komuna me temën: “Transparenca në qeverisjen lokale”

18 maj 2018, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave (AKK) dhe me projektin e USAID-it Komuna transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM), kanë mbajtur tryezën me Zyrat për Komunikim Publik në Komuna me temën “Transparenca që qeverisjen lokale”.

Tryeza kishte për qëllim dhe fokus zhvillimin e diskutimit dhe prezantimit të transparencës në nivelin lokal, përfshirë: Transparencën në prokurimin publik dhe menaxhim të financave publike, Draftudhëzimi Administrativ për transparencë Komunale, realizimi i projektit zgjidhjet e IT-së për Komunat – të arriturat dhe sfidat, Platformën e transparencës financiare/ Krijimi i sistemit të kontrollit të brendshëm dhe rritja e transparencës për MAPL-në, si dhe Platforma on-line e raportimit dhe monitorimit / Sistemi i integruar i raportimit të MAPL-së.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors