14 Nëntor 2018, Prishtinë
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal znj. Rozafa Ukimeraj ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga organizata Women 4 Women në lidhje me funksionimin e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane, ku u diskutua rëndësia e pjesëmarrjes së grave në proceset e vendimmarrjes.