Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet konferenca “Kick-off” për publikimin e shpalljes së Thirrjes së Dytë për propozime në kuadër të programit të BNK-së Mali i Zi – Kosovë 2014 – 2020

Prishtinë, 29 Janar 2019

Me rastin e hapjes së Thirrjes së Dytë për Propozime të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi dhe Kosovë 2014-2020, është organizuar konferenca për publikimin e kësaj thirrje nga ana e Strukturave Operative të Programit, Zyra për Integrime Evropiane në Mal të Zi, Ministria e Financave e Malit te Zi – Drejtoria për kontraktim dhe financim të fondeve të BE-së, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës dhe Sekretariati i Përbashkët Teknik i Programit BNK Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë.

Me këtë rast, hapja e konferencës është bërë nga Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së, njëkohësisht Udhëheqëse e Strukturës Operative për Bashkëpunim Ndërkufitar znj. Rozafa Ukimeraj e cila theksoi se “ Qeveria jonë ka ndërmarrë hapa të mëdhenjë në vitet e fundit me qëllim të avancimit të Agjendës Evropiane dhe për të përgatitur vendin për procesin e paraanëtarësimit. Bazuar në këto përpjekje të vlefshme, Kosova është krenare që ka arritur të nënshkruaj Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit pasi që kjo shënon hapin e parë në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Pjesë e panelit të kësaj konference ishin: z. Luigji Brusa, Shef i Sektorit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, z. Vuqiq Çetkovic, Udhëheqës i Strukturës Operative të Malit të Zi, z. Agron Hoti, përfaqësues i Zyrës Kombëtare për IPA në Ministrinë e Integrimit Evropian të Kosovës, si dhe znj. Sanja Todoroviq, Udhëheqëse e Sekretariatit të Përbashkët Teknik të programit.

Thirrja e dytë për propozime ka përcaktuar shumën në vlerë prej 2,040,000.00 € dhe do të mbulojë prioritetet tematike, si në vijim:

•Promovimin e punësimit, mobilitetit të punës dhe përfshirjes sociale e kulturore në të dy anët e kufirit, si dhe
•Inkurajimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Për më shumë rreth kësaj thirrje për propozime, ju mund të informoheni në këtë link:

https://cbc-mne-kos.org/…/thirr…/thirrja-e-ii-per-propozime/

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors