Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet MAPL-së dhe Komunës së Prizrenit

Prizren, 06 shkurt 2019

Sot, në Prizren është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet MAPL-së, të përfaqësuar nga zëvendësministri z.Beqir Fejzullahu dhe Komunës së Prizrenit, të përfaqësuar nga nënkryetari i komunës z.Eshref Memaj, për ri-funksionalizimin e Zyrës së Antenës në Komunën e Prizrenit.

Kjo zyrë ka për qëllim ndërlidhjen e bashkëpunimit ndërkufitar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës në kuadër të programit të IPA-s 2014 – 2020, të BNK-së Shqipëri – Kosovë, program i cili financohet nga fondet e Bashkimit Evropian.

Zëvendësministri i MAPL-së z. Beqir Fejzullahu falënderoi Komunën e Prizrenit, si dhe Nënkryetarin e komunës z. Memaj për mbështetjen e ofruar rreth sigurimit të hapësirave komunale për zyrën në kuadër të këtij programi, duke uruar që vet komuna e Prizrenit së bashku me komunat tjera të kësaj zone dhe rrafshit të Dukagjinit, të përfitojnë nga grantet që do jepen në kuadër të këtij programi.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është implementuese e këtij programi nga ana e Kosovës, ndërsa nga Shqipëria është Ministria për Europë dhe Punë të Jashtme. Ky program ofron mundësi për gjithë rajonin e Prizrenit dhe rrafshin e Dukagjinit, në drejtim të  përmirësimit të kushteve dhe ngritjes së kapacieteteve në fushat si:

  • Mbrojtja e mjedisit, promovimi i përshtatjes dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut;
  • Inkurajimi i turizmit dhe promovimi i trashëgimisë natyrore dhe kulturore;
  • Investimi në rini, arsim dhe aftësi;

Në kuadër të programit IPA I janë financuar projekte në vlerën prej 1.3 milion euro, në IPA II në vlerë prej 2.04 milion euro, kurse në Projektin Strategjik të pikës kufitare Dragash në anën e Kosovës dhe Shishtavec në anën e Shqipërisë janë financuar 2.4 milion euro. Së shpejti pritet të hapet thirrja e dytë për projekt propozime në të cilën është paraparë të ndahen rreth 2.04 milion euro në fushën e mbrojtjes së mjedisit, promovimit të përshtatjes dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike, fonde këto të financuara nga Bashkimi Evropian.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors