Prishtinë, 28 shkurt 2019
Përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrisë së Integrimit Evropian realizuan vizita në Komunën e Kaçanikut dhe Komunën e Vitisë. Takimet kishin për qëllim diskutimin dhe trajtimin e një sërë çështjesh, si: mundësitë financiare dhe mënyrat për të përfituar nga fondet e BE-së, procesin e monitorimit dhe raportimit të agjendës evropiane, me fokus obligimet për nivelin lokal, si dhe vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të komunave.
Po ashtu, me këtë rast u nënshkruan marrëveshjet trepalëshe për bashkëfinancimin e projekteve të këtyre dy komunave nga skema e përbashkët e granteve #SDC/#DEMOS/#SIDA/#MAPL.
Projekti i Komunës së Kaçanikut me titull “ Rregullimi dhe asfaltimi i rrugëve të qytetit”. MAPL nga buxheti i saj vjetor i vitit 2019, financon këtë projekt në shumën prej 127,643.00€.
Projekti i Komunës së Vitisë me titull “Revitalizimi i ndërtesës së Komunës së Vitisë”. MAPL nga buxheti i saj vjetor i vitit 2019, financon këtë projekt në shumën prej 129,521.00€.