Deçan dhe Junik, 21 mars 2019
Përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrisë së Integrimit Evropian realizuan vizita në Komunën e Deçanit dhe Komunën e Junikut.
Takimet kishin për qëllim diskutimin dhe trajtimin e një sërë çështjesh, si: mundësitë financiare dhe mënyrat për të përfituar nga fondet e BE-së, procesin e monitorimit dhe raportimit të agjendës evropiane, me fokus obligimet për nivelin lokal, si dhe vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të komunave.