Prishtinë, 25. prill 2019.
Bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet UNDP-së dhe qeverive lokale, si dhe ndërmjet UNDP-së dhe MAPL-së, rezultoi me ndryshime pozitive që kontribuan në fuqizimin e vetëqeverisjeve lokale. Angazhimi më i madh i qytetarëve në procesin e vendimmarjes në qeveritë lokale, avancimi i transparencës, përkrahja teknike e vetëqeverisjeve lokale, ndër të tjerash kanë qenë fushat të cilat u diskutuan në takimin e sotëm të ministres Adrijana Hodžić dhe ekipit të saj, me koordinatoren e zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UN DC) UNDP-së Urlike Richardson.
Një theks i veçantë u vu për bashkëpunimin e mundshëm brenda Fondit të Ndërtimit të Paqes , zbatimi i të cilit zgjatë edhe 18 muaj.