Tiranë, 04 maj 2019
Ministria e Administrimit ë Pushtetit Lokal e përkrahur nga misioni i OSBE-së në Kosovë, organizuan punëtorinë për përcaktimin e orientimeve afatmesme të vetëqeverisjes lokale 2020 – 2021, si dhe diskutimin për planin e përbashkët strategjik të MAPL-së dhe OSBE-së.
Me këtë rast, u prezantuan të arriturat e MAPL-së për vitin 2018, zbatimi i planit të punës për periudhën janar – mars 2019, orientimet strategjike të vetëqeverisjes lokale, studimi i fizibilitetit, cilësia e shërbimeve komunale, prioritetet e OSBE-së për vitin 2019 – 2021, aktivitetet e përbashkëta ndërmjet MAPL-së dhe OSBE-së veçanërisht në fushën e zbatimit te ligjit, barazisë gjinore, rinisë, bashkëpunimit me OJQ-të dhe përfaqësimin e komuniteteve.
Gjithashtu, pjesë e punëtorisë ishte edhe z. Bekim Murati, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Mbështetje të Vetëqeverisjes Vendore, i cili prezantoi përvojat e Shqipërisë në reformën e pushtetit lokal.