Prishtinë, 08 maj 2019
Ministrja e Administrimit të Pusht lokal, znj.Adrijana Hodžić, ka pritur në një takim të përbashkët Ministrin e Zhvillimit Ekonomik z.Valdrin Lluka dhe përfaqësuesit nga Këshilli Ndërministror i Ujërave.
Me këtë rast, janë dakorduar për bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet MAPL-së dhe MZHE-së lidhur me përmirësimin e shërbimeve publike në komuna, me fokus furnizimin me ujë.
Poashtu, janë dakorduar edhe veprimet e përbashkëta për koordinimin me donatorë sa i përket investimit në fushën e ujërave.