Prishtinë, 14 maj 2019
Dje, është mbajtur takimi i radhës i Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike,me ç’rast është shpalosur një gamë e gjerë e punëve dhe aktiviteteve të kryera në fushën e reformave shtetërore.
Palët pjesmarrëse në takim raportuan për Progresin e arritur në zbatimin e Kornizës Strategjike për Reformën e Administratës Publike, për zbatimin e legjislacionit të ri për Reformën e Administratës Publike, po ashtu u raportua për zbatimin e Planit të Veprimit për Racionalizmin e Agjencive për mbështetjen buxhetore për zbatimin e Reformës së Administratës Publike, dhe për progresin për zbatimin e konkluzioneve të Grupit të Veçantë për Reformën e Administratës Publike.