Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja Hodžić: MAPL është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes për komunat e Kosovës

Prishtinë, 28 maj 2019

Gjatë ditës së sotme, Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hodžić ka mirëpritur në zyren e saj, kryetarin e Komunës së Mamushës Abdulhadi Krasnic, me të cilin bashëbiseduan për të arriturat dhe sfidat në përgjithësi me të cilat ballafaqohet komuna e Mamushës.

Në dikustim e sipër, kryetari Krasnic i prezantoi disa kërkesa për realizim të projekteve, të cilat konsiderohen si nevoja prioritare të komunës dhe për të cilat kërkoi mbështetjen e Ministres.

Ministrja Hodžić theksoi se do të shohim mundësitë financiare për të përkrahur ndonjërën nga projektet.
Po ashtu, në përmbyllje të takimit, Ministrja Hodžić e siguroj kryetarin për mbështetjen dhe bashkëpunimin e MAPL-së me Komunën e Mamushës sikurse me të gjitha komunat e tjera të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors