Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim midis Zëvendësit Thran dhe Ministres Hodžić

Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hodžić priti Zëvendës Shefin e Misionit të EULEX-it Bernd Thran. Hodžić dhe Thran shkëmbyen mendime mbi gjendjen aktuale të sundimit të ligjit dhe gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Bashkëbiseduesit u dakorduan se përmes punës aktive dhe bashkëpunimit të ngushtë të të gjitha institucioneve mund të ketë përmirësim të jetës dhe zgjidhje e shumë çështjeve që shqetësojnë qytetarët e Kosovës.

Ministrja Hodžić theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së EULEX-it në procesin e integrimit të nëpunësve civilë në institucionet e Kosovës.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është në dispozicion të misionit të EULEX-it në mënyrë që ta bëjë Kosovën një vend më të mirë për jetën e komuniteteve në përputhje të plotë me praktikat më të mira të BE”, tha Hodžić.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors