Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hodžić, priti në takim delegacionin e Bankës Botërore, me të cilët bisedoi rreth hapave të mëtejshëm për zbatimin e projektit trevjeçar: “Mbështetje e zhvillimit lokal inkluziv të të rinjve në Kosovë”.
Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i përfshirjes socio-ekonomike të të paktën 3000 njerëzve të rinj të prekur, të moshës prej 15 deri 29 vjet, përmes aktiviteteve të angazhimit qytetar.
Ministrja e MAPL-së Adrijana Hodžić falënderoi Bankën Botërore, si dhe Fondacionin Japonez për Zhvillim Social për mirëkuptimin dhe njohjen e problemeve të të rinjve në Kosovë.
Ministrja Hodžić: “Vetëqeverisjet e zgjedhura lokale do të përfitojnë nga dhënia e granteve të cilët do t’u mundësojnë zgjerimin e programeve të tyre për të rinjtë dhe përgjigje më të mira ndaj nevojave të të rinjve. Vetëqeverisjet lokale do të sigurojnë që nën-projektet të cilat kanë prioritete për të rinjtë të integrohen në planet lokale të veprimit dhe të lehtësojnë zbatimin e tyre. Një theks i veçantë është vënë në pritjet e mia personale se përmes këtyre aktiviteteve do të mundësohet përfshirje më e madhe e të rinjve në proceset e vendimmarrjes në vetëqeverisjet lokale. Ky është rasti që të rinjtë, njerëzit kreativ të Kosovës të marrin pjesë në ndërtimin e së ardhmes së tyre“.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe komunat do të janë aktorët kyç të projektit.
Ky projekt do të zbatohet në 10 pilot komuna nga viti 2019 deri në vitin 2022.