Prishtinë, 24 Korrik 2019
Sot, Gjenerali i KFOR-it, Lorenzo D’Addario vizitoi Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe me këtë rast u takua me Ministren Adrijana Hodžić.
Në takim u diskutuan një numër çështjesh aktuale me fokus në sigurinë dhe Ministrja Hodžić tha se: “Prania e KFOR-it krijon besim dhe siguri tek njerëzit dhe prania juaj ka rëndësi thelbësore për qytetarët e Kosovës”.
Në fund, Ministrja Hodžić edhe njëherë falënderoi Gjeneralin D’Addario për bashkëpunimin e mirë që KFOR-i ka me vetëqeverisjet lokale në Kosovë, veçanërisht me komunat në veri të Kosovës.