Prishtinë, 30 gusht 2019
Dje, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e përkrahur nga projekti DEMOS kanë mbajtur punëtorinë një ditore për Rishikimin e Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Bashkimit të Fondit Stimulues me Grantin e Performancës Komunale.
Në këtë punëtori u prezantuan, Raporti për rishikimin e SMPK-së, fushat ekzituese dhe fushat e reja, si dhe bashkimi i Fondit Stimulues dhe Grantit të Performancës Komunale.
Me këtë rast, u diskutuan 3 fushat e reja të performancës të cilat janë propozuar si: arsim, shëndetësi dhe zhvillim ekonomik lokal, si dhe mbi 30 indikatorë të ri në fushat ekzistuese të performancës.