Përfaqësues të MAPL-së mirëpriten studentet e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina”, të cilët në kuadër të lëndës së vetëqeverisjes lokale në një aktivitet të përvitshëm vizitojnë MAPL-në, ku njoftohen me rolin e MAPL-së dhe funksionimin e vetëqeverisjes lokale.
Edhe kësaj radhe studentet kishin rastin të njoftohen lidhur me organet e qeverisjes lokale, financat lokale, performancën, transparencën dhe aspekte të ndryshme të vetëqeverisjes lokale.