Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministrja Emilija Redžepi, priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë, z. Christian Heldt

Ministrja Redžepi, e falënderoi Ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, me fokus të veçantë, mbështetjen e vazhdueshme për Komunat.

Ministrja paraqiti edhe orientimet e Qeverisë së re, sa i përket avancimit të vetëqeverisjes lokale dhe njëkohësisht kërkoi nga Qeveria Gjermane, mbështetje për komuna.

Ministrja Redžepi  poashtu pasqyroi edhe aktivitetet që do të ndërmerren me  qëllim të rritjes së përkrahjes për komunitet që jetojnë në komunat shumetnike.

Ambasadori Gjerman, fillimisht e uroi Ministren për detyrën e saj dhe siguroi atë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen për Komunat.

Bashkërisht u dakorduan që të promovojnë aktivitete për Ministrinë dhe Komunat, më qëllim që të avancohet vetëqeverisja lokale në Kosovë.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors