Prishtinë, 29 korrik 2020
Zëvendësministrja znj. Fatbardha Emini mori pjesë në inaugurimin e projektit “Rregullimi i sheshit “Adem Jashari”” në qytetin e Vushtrrisë. Ky projekt është financuar nga granti i performancës komunale i cili bashkëfinancohet nga fondet e Ministrisë së Pushtetit Lokal, fondet e qeverisë Zvicerane përmes SDC/DEMOS, fondet e qeverisë Suedeze përmes SIDAs dhe nga fondet e Qeverisë Norvegjeze përmes NORAD, në vlerë të financuar prej 335.015,00€, ndërsa vlera e bashkfinancuar nga komuna është 31,064.65 €. Vlera e projektit është në total 366,079.65€.