Prishtinë, 09.09.2020
Zëvendësministrja e MPL-së znj. Fatbardha Emini sot ka vizituar Komunën e Malishevës dhe së bashku me kryetarin e Komunës z.Ragip Begaj , kanë ndjekur nga afër punimet që po zhvillohen fal përkushtimit të MPL-së.
Për vitin 2020 MPL është duke financuar projektin: “Zgjerimi i rrugës Malisheve-Banje” ne vlerën e bashkëfinancimit nga MPL prej 203.146,59€.
Me këtë rast Zëvendësministrja znj. Emini theksoi se rrugët po ndërtohen me standarde moderne dhe me kapacitet të lartë dhe qytetarët e Malishevës i siguroi që bashkëpunimi me MPL në punë të mira do të vazhdoië edhe në të ardhmen.