Prishtinë, 07.10.2020
Në takimin e djeshëm midis Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Pushtetit Lokal, Goran Rakić dhe përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane dhe USAID-it në Kosovë, u diskutua për situatën aktuale të sigurisë, bashkëpunimin e vazhdueshëm, planet dhe projektet e ardhshme.
Lidhur me situatën e përkeqësuar të sigurisë, Rakić shprehu shqetësim dhe iu referua sulmeve të shpeshta ndaj komunitetit serb në ditët e kaluara.
Ata gjithashtu ranë dakord që transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve është e rëndësishme dhe se bashkëpunimi në të gjitha sferat, përfshirë luftën kundër pandemisë, duhet të vazhdojë.