Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Rakić dhe Abbott për situatën e sigurisë, marrëveshjen dhe zgjedhjet e ardhshme në Mitrovicën e Veriut dhe Podujevë

Prishtinë, 28 tetor 2020

Në takimin e sotëm midis Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Goran Rakić dhe Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott, u diskutua situata politike dhe e sigurisë në Kosovë, rimëkëmbja ekonomike, problemet dhe përparësitë e vetëqeverisjeve lokale.

Rakić ​​së pari shprehi shqetësim për sulmet e shpeshta ndaj popullatës dhe  pronës serbe dhe kërkoi  reagim nga të gjitha institucionet përkatëse,  në dënim ashtu edhe në gjetjen e autorëve.

Duke folur për marrëveshjen nga Uashingtoni, bashkëbiseduesit theksuan se  vazhdimi i dakordimit  është prioritet.

Ministri gjithashtu e informoi Ambasadorin për aktivitetet e ndërmarra nga Ministria dhe projektet për komunat, në periudhën që nga takimi i tyre i fundit.

Zgjedhjet e ardhshme për kryetarë të komunave në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Podujevës u diskutuan gjithashtu.

Bashkëbiseduesit ranë dakord që zgjedhjet në këto dy komuna të mbahen duke i respektuar rreptë  të gjitha masat e rekomanduara në luftën kundër pandemisë, dhe në një atmosferë demokratike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors