Prishtinë, 04 dhjetor 2020
Është mbajtur takimi i 5-të i Komitetit të Përbashkët Monitorues të Kosovës dhe Malit të Zi, në kuadër të programit të BNK-së IPA II 2014-2020, ku janë prezantuar analizat e zbatimit të 6 projekteve përfituese nga Thirrja e II-të për projekt propozime të cilat arrijnë vlerën e 2 milion e 40 mijë €. Këto projekte kanë filluar së zbatuari nga muaji korrik 2020, në dy prioritete, si: 1) Punësim dhe 2) Turizëm.
Gjithashtu, u prezantuan edhe propozimet për alokimet financiare për tri vitet 2018-2019-2020 për thirrjen e tretë për propozime, ku shuma e përgjithshme indikative e vënë në dispozicion për këtë thirrje do të jetë 3,480,000.00 euro, për 3 prioritete tematike si: punësim, mjedis dhe turizëm.