Prishtinë, 08.02.2021
Në ambientet e Ministrisë së Pushtetit Lokal është organizuar ceremonia përshëndetëse me rastin e pensionimit të koleges zj. Besa Shala, Zyrtare e Lartë për Bashkëpunim Ndërkomunal.
Sekretari i MPL-së z. Trim Berisha, në emër të Ministrisë dhe gjithë kolegëve, e falënderoi zj. Shala për profesionalizimin dhe punën e saj shumë vjeçare, duke theksuar se ka qenë shembulli për punë të zellshme, profesionale dhe të suksesshme.
Me këtë rast, Sekretari i ndau zj. Besa Shala mirënjohjen për punën dhe kontributin e dhënë në MPL.