Prishtinë, 18 shkurt 2021
Me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Pushtetit Lokal së bashku me Shoqatën Sindikale të Shërbyesve Civil të MPL-së, si dhe Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut, organizuan aktivitetin për dhurimin vullnetar të gjakut.
Motoja “Dhuro gjak, shpëto jetë” është aktivitet i rregullt të cilin Ministria e Pushtetit Lokal e organizon ndër vite.