Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ju njofton se më datë 27 dhe 28 mars 2021 ka mbajtur punëtorinë dy ditore, në Bogë, Pejë në kuadër të projektit ‘Komuna për të rinjtë në Kosovë’ me qëllim të finalizimit të dokumenteve implementuese të projektit. Ky projekt i cili financohet nga banka botërore do të implementohet në 10 komuna të Republikës së Kosovës dhe përmes tij do të financohen 200 projekte për të rinjtë e margjinalizuar në vlerë të përgjithshme 1,710.000.00 dollar.
Bashkangjitur gjeni linkun e publikimit të këtij aktiviteti të Ministrisë në faqen zyrtare në facebook:
https://www.facebook.com/271521783259793/posts/1102690230142940/